Janë binjakë, por do të kenë gjithmonë një dallim unik mes tyre: Vitin e lindjes.
Tingëllon çuditshëm, por është një fenomen që ka ndodhur vërtet e që i jep një kuptim tëri konceptit të rivalitetit vëllazëror.
Katër raste të tilla u verifikuan në vigjilje të vitit të ri rreth Amerikës, më konkretisht në Arizona, Xhorxhia, Utah dhe Kaliforni, ku fëmijët binjakë erdhën në jetë brenda pak minutave që ndajnë dy vitet.
Më i mediatizuari ishte rasti i verifikuar në një spital të Phoenix në Arizona, ku një prej binjakeve Saëyer Shay lindi në 23:50 të 31 dhjetorit, ndërsa vëllai i tij, Everet, 11 minuta më vonë, pikërisht kur sapo kishte hyrë 2017-a.
Prindërit e tyre Holly dhe Brandon Shay e konsideruan këtë si një ngjarje të rralle. Ndërkohë në San Diego të Kalifornisë, ku u shënua një lindje e ngjashme e dy motrave binjake, fenomeni ndodh për të dytin vit radhazi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...