Mjekët vietnamezë i kanë hequr një palë gërshërë të mbetura në abdomenin e një personi pas 18 vitesh.
Pacienti 54 vjeçar kishte shkuar për një vizite mjekësore pas një aksidenti rrugor muajin e kaluar, por testet e ultrazërit kishin treguar për një objekt të mprehtë në stomakun e tij.
Një vizitë tjetër kishte vërtetuar për praninë e një palë gërshërëve 15 centimetërshe në pjesën afër zorrës së trashë, raporton gazeta Tuoi Tre.
Ma Van Nhat ka thënë se ato mund të kenë mbetur brenda tij gjatë një operacioni që ai kishte pasur në vitin 1998.
Ai kishte thënë se përpos dhimbjes së stomakut të cilën nuk e kishin ndalur as qetësuesit, nuk kishte vërejtur asgjë tjetër, ndërsa mjeket të cilët kryen operacionin e gjatë rreth tri orë thanë se gërshërët kishin filluar të ndryshkeshin në afërsi të disa organeve gjë që do të mund të kishte qenë fatale për pacientin.
Autoritetet i kanë kërkuar institucionit në të cilin Naht ishte operuar për të dorëzuar dokumentet në të cilat tregohet se kush kishte marrë pjesë në operacionin e ‘98tës, por spitali tha se nuk mbanë histori me të vjetër se 15 vjet brenda spitalit por se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar në zgjidhjen e rastit./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...