Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës, para anëtarëve të Senatit, Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit, ka hapur debatin për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Projektligjin për Profesionet e Rregulluara, debat ky i cili javët e ardhshme do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të këtij institucioni dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë, shoqërinë civile, mediat dhe akterë të tjerë.
Me këtë rast, Bajrami tha se me Projektligjin për Arsimin e Lartë po synohet të bëhen reforma në shumë aspekte, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe menaxhim.
“Tashmë ka ardhur koha që të bëjmë një ligj, i cili do të sigurojë standarde të cilësisë në arsimin e lartë, të definimit të autonomisë akademike dhe financiare të universiteteve, të bazuar në një proces të plotë të decentralizimit dhe bartje të vendimmarrjes tek njësitë sa më të vogla akademike”, ka thënë Bajrami.
Duke folur për programet mësimore, ministri Bajrami tha se janë më shumë të prirura kah shkathtësitë teorike, gjë që duhet ta ndryshojmë dhe të orientohemi më shumë kah praktika.
Për gjashtë universitetet e reja publike, ministri tha se në të ardhmen do të profilizohen në drejtime të ndryshme, që të mos kemi fakultete të njëjta kudo. Ndërsa, sa i përket zhvillimit të Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë, ai theksoi se janë vendosur standarde të larta për atë se kush mund të jetë Universitet.
Sa i përket qeverisjes në universitet, ministri Bajrami tha se është forcuar dukshëm roli i Senatit të Universitetit, të cilit organ i janë dhënë të gjitha kompetencat e vendimmarrjes akademike dhe roli vendimtar i zgjedhjes së rektorit, i cili sipas ligjit të ri, duhet të jetë produkt akademik.
Një pjesë të fjalës së tij, ministri ia kushtoi edhe profesionit të mësuesisë me ç’rast tha: “Të krijosh mësimdhënës të mirë, do të thotë të krijosh një shtet stabil dhe edukim të shëndoshë dhe këtë punë mund dhe do ta bëjë vetëm Fakulteti i Edukimit”.
Në fund, ministri Bajrami ka ftuar të gjithë profesorët dhe studentët që të jenë pjesë e këtij debati dhe të krijojmë një ligj të qëndrueshëm në kohë dhe të zbatueshëm në praktikë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?