Njerëzit e apasionuar pas teorive të konspiracionit, sidomos atyre për ekzistimin e qenieve të gjalla jaashtë sistemit tonë diellor, po diskutojnë shumë kohët e fundit rreth një fotografie të NASA’s e cila pretendohet se paraqet një alien të ulur në sipërfaqen e planetit Mars
Fotografia e cila po shpërndahet përmes internetit ishte bërë nga roboti i NASA’s, Curiosity dhe sipas Scott Waring, pronar i faqes së internetit ufosightingsdaily.com, tregon një qenie aliene, transmeton Gazeta Metro.
“Kam gjetur disa anomali në fotografi që tregojnë për jetë në Mars”, thotë Waring. Konkretisht, ai flet për disa pamje që i ngjajne formave të shtëpisë, fytyrave të njerëzve dhe një figure që i ngjan njeriut. “Kam aritur ta shoh edhe një krijesë me katër këmbë që duket si majmun dhe merimangë”.
Megjithatë, NASA thotë se besimtarët e teorive për ekzistimin e jetës jashtëtokësore po i nënshtrohen efektit ‘pareidolia’, efekt ky që ndodh kur truri trukohet përmes syve të shohë pamje tashmë të paramenduara, si për shembull kur njerëzit krijojnë forma të ndryshme vetëm duke parë retë në qiell.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...