Grupi i hakerëve Anonymous ka paralajmëruar se në vitin 2017 ‘do ta pushtojë botën perëndimore’. Hakerët në fjalë duan ta bëjnë këtë duke ‘tërhequr zvarrë nëpër rrugë liderët e shteteve botërore’, shkruajnë mediat e huaja.
Organizata misterioze me pikëpamje anti-kapitaliste, e cila i kishte shpallur luftë organizatës terroriste ISIS, pretendon se viti i ardhshëm dotë jetë vit i konfliktit atomik, gjithmonë nëse nuk bëhet asgjë për ta evituar këtë.
Kolektivi i hakerëve nga mbarë bota që kanë formuar tash e sa kohë një organizatë pa lider, del shpesh nëpublik me anë të videoxhirimeve, ku anëtarët paraqiten të mbuluar me maska që tashme kanë bërë shenja identifikuese për ta.
Në videon e tyre të fundit, ata thonë se Kombet e Bashkuara kanë një plan për krijimin e një ‘rendi të ri botëror’ totalitar, ashtu siç paralajmërojnë edhe shumë teoricienë të tjerë të konspiracionit. Pikërisht në këtë video, folësi në emër të organizatës thotë se ‘ka ardhur koha që ata të dalin nga praktikat e tyre paqësore të aplikuara deri më tash’.
“Qeveritë perëndimore flasin për një rend të ri botëror. Ata do ta censurojnë internetin, mjetin e vetëm të pacenuar të lirisë së shprehjes”, përfundon prononcimi i anëtarëve të grupit Anonymous.
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator
Çfarë çmimi mund të ketë Apple Ring dhe kur mund të lansohet...
Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në New Jersey, u bëri ft...
Ndryshon data e protestës së parë kombëtare të opozitës në S...