Miratohen rekomandimet lidhur me importin e grurit

15:53 | 19 Maj 2015
Arbresh.info

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, diskutoi lidhur me rekomandimet e grupit punues, rreth çështjes së importit të miellit dhe ushqimit për kafshë.

Grupi punues, i cili këtë çështje është duke e hulumtuar prej muajsh, ka nxjerrë një varg konstatimesh, në bazë të të cilave ka formuluar edhe rekomandimet, të cilat do të procedohen edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.

Në Rekomandimet e miratuara sot nga komisioni, rekomandohet kontroll më i madh në Doganat e Kosovës, veprime të duhura ndaj Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, masa të shtuara  kontrolli në Institutin Bujqësor në Pejë, ndryshime në politikat fiskale dhe disa rekomandime të tjera, të cilat kanë për qëllim vendosjen e një rregulli gjatë importit dhe sigurisë së ushqimit të importuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme