Nesër do të bëhet hapja e “Javës së Pyjeve” aktivitet i cili mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë para objektit të MBPZhR-së, ka njoftuar Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO. Në hapjen e kësaj fushate, përveç ministrit Krasniqi, do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të FAO-së në Kosovë, etj. Në këtë aktivitet, përveç tjerash do të shpërndahen libra për ngjyrosje, me motive nga jeta në pyll, për fëmijët e klasave të ndryshme”, thuhet në komunikatën e MBPZhR-së./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?