Google ADS

Pokemon Go, Donald Trump ndër më të kërkuarit në Google në vitin 2016

23:52 | 28 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Viti 2016 ishte viti i Donald Trump, por edhe i lojës Pokemon Go.

Sipas raportit global të Google, loja Nintendo ka qenë më e kërkuara në internet në vitin 2016.

Trump ishte i treti me rradhë ndër më të kërkuarit, pas iPhone 7 dhe përpara ikonës së muzikës Princ që ndërroi jetë në prill, transmeton arbresh.info.

Megjithatë, Trump kryeson listën e njerëzve më të kërkuar të vitit, para rivales së tij, Hillary Clinton, notares Michael Phelps, lë pas edhe gruan e tij Melanie Trump .

Fjalitë më të kërkuara në Google ishin, Lojërat Olipmike në Rio, Brexit, të shtënat  vdekjeprurëse  në Orlando, Florida dhe virusi Zika.

Në mes të figurave publike që humbën jetën në vitin 2016 më i kërkuari ka qenë Princë, duke lënë pas David Boëie, vrasja e këngëtares amerikane Christina Grimmie, aktori britanik Alan Rickman dhe legjenda e boksit Muhammad Ali.

Për nga teknologjia, iPhone7 ishte në krye të listës.

Ngjarjet sportive më të kërkuara kanë qenë Lojrat Olipmike, Tour de France, Wimbeldon dhe turneu  i tenisit Australia Open.

Filmat më të kërkuar ishin “Deadpool”,”Suicide Squad,” “The Revenant,” “Captain America: Civil War” dhe “Batman v Superman./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme