Kafsha më e shpejtë në tokë po i drejtohet po aq shpejt zhdukjes së saj.
Vetëm 7100 gepardë kanë mbetur në planet, por numri i tyre është ulur thuajse me shpejtësinë që karakterizon këtë kafshë të bukur. Studiues të shumtë deklaruan se tashmë gepardët duhet që të shpallen si kafshë në rrezik dhe të merren masa për mbrojtjen e tyre.
Studimi i kryer nga shumë ekspertë tregon se gepardët kanë humbur 91% të territorit të tyre, që dikur shtrihej në të gjithë Afrikën dhe Azinë jugperëndimore. Mësohet se në Iran kanë mbetur vetëm 50 gepardë, ndërsa në Zimbabve, nga 1200 në vitin 1999, tani kanë mbtur vetëm 170.
Gepardi është një prej kafshëve që tregtohet më shumë ilegalisht dhe gjatë 10 viteve të fundit, 1200 prej tyre u nxorrën ilegalisht nga Afrika, por 85% ngordhën gjatë udhëtimit. Ekspertët thonë se rezervatet nuk mjaftojnë për të mbrojtur gepardët, të cilët përveçse janë gjitarët më të shpejtë, janë edhe ata që lëvizin më shumë.
Studime të ndryshme kanë treguar se 77% e territorit të gepardëve është jashtë rezervateve. Ekspertët paralajmërojmë se duhen marrë masa urgjente për të shpëtuar këtë krijesë të mrekullueshme dhe unike që sfidon ligjet e natyrës me vrapimin prej 120km/h, duke merituar me të drejtë nofkën “motori sportiv i botës së kafshëve”.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit