Google ADS

Koncerti në Vatikan më i rëndësishmi për Filarmoninë

16:24 | 27 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Filarmonia e Kosovës gjatë këtij viti ka realizuar 23 koncerte ku kanë defiluar mbi 25 instrumente të solo këngëtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike dhe mbi 20 instrumentisë dirgjentë ervopiano-botëror.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në konferencën e fundit për këtë vit nga drejtues të Filarmonisë.

Në këtë konferencë drejtuesit e Filarmonisë treguan se në vitin që vjen Filarmonia do të bëhet me objekt të ri.

Drejtori Baki Jashari, tha se sukseset kanë qenë të pranishme edhe sa iu përket bashkëpunimeve me pesë festivale relevante të muzikës artistike në Kosovë.

Ai si historike e ka vlerësuar koncertin e Filarmonisë me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë që u mbajt në Vatikan.

Jashari: Filarmonia në Romë, ka tejkaluar përmasat e një aktiviteti të rregullt

“Ishte ky një eveniment që vërtetë i ka tejkaluar përmasat e një aktiviteti të rregullt. Meqë, momenti dhe shënjimi në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë, të realizojë Filarmonia një program të tillë që është përcjellë me sa e dimë ne tetë mijë shikues në Bazilikë dhe me dhjetëra, mos të them qindra miliona shikues të sinjalit të Vatikanit, ka qenë një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Mos të harrojmë emrat Inva Mula, Ermonela Jaho, Elbenita Kajtazi, Ramë Lahaj, Shkëlzen Doli, etj dhe natyrisht edhe atraksioni Rita Ora”, tha Jashari.

Drejtori i Filarmonisë ka përmendur edhe disa koncerte që janë mbajtur gjatë këtij viti.

 

“Filarmonia e Kosovës, ka realizuar 23 projekte koncertale le, disa nga to edhe projekte që ndërlidhen me aktivitet e institucioneve shtetërore, shënimin e datave historike përvjetorëve të ndryshëm. Ajo që përcjell vit pas viti aktivitetin e Filarmonisë, është bashkëpunimi me 5 festivale relevante të muzikës artistike në Kosovë, duke nisur nga festivali i muziktarëve të Rinj-Dam, pastaj me bashkëpunimin me festivalin Chopenfest, i cili vazhdimisht sjell nga dy pianistë, një vendor dhe një nga bota. Për të vazhduar me festivalin e mirënjohur ‘Res Musica’, i cili këtë vit solli kitaristin tonë më famë botërore, Petrit Çekun dhe pianisten Merita Rexha”, tha Jashari.

Kurse, dirigjenti dhe kompozitori Rafet Rudi, i përmendi disa tendenca që sipas tij vërehen në Filarmoninë e Kosovës.

Ai tha se realizimi i veprave të autorëve tanë sipas tij është obligim e në të njëjtën kohë punë e rëndësishme për Filarmoninë.

 

“Realizimi i veprave të autorëve tonë që unë e konsideroj si një obligim dhe si një punë të rëndësishme të Filarmonisë. Sidomos e veçoj këtë problem, për shkak se partiturat të kompozitorëve tonë më të vjetër, ose gjeeën ose nuk janë deri në fund mirë të përshkruara. Nuk janë të gatshme për realizimin final dhe sivjet po e përmendi si shembull që duhet të insistohet në këtë drejtim”, tha Rudi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme