Banka Botërore, përmes Agjencisë për Kadastër të Kosovës, ka dhënë një donacion për Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit me vlerë 21 mijë e 600 euro.
Siç njofton kumtesa nga Komuna e Rahovecit, në kuadër të këtij donacioni janë pajisje elektronike siç janë kompjuter, printer , tavolina për punë dhe pajisje tjera të cilët do të ju hynë në punë punëtorëve të kësaj drejtorie.
Kujtim Popaj, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, shprehet i kënaqur me donacionin e marrë nga Banka Botërore dhe thotë se pajisjet elektronike të cilat janë marrë si donacion, do të ju lehtësojnë punën të gjithë punëtorëve të cilët janë në këtë drejtori, pasi që deri me tani kemi punuar me kompjuter mjaft të vjetër.
Popaj shprehet se gjatë këtij viti jemi marrë edhe me rregullimin e arkivës së drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me rregullimin e arkivës fillimisht i kemi lehtësuar punën vetës dhe më pas edhe qytetarëve.
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...