Thashethemet rreth telefonave të ri nga kompania Apple nuk ka të ndalur. Këtë herë gazeta japoneze ‘Macotakara’ ka publikuar disa pamje që supozohet se i përkasin telefonit iPhone 7S, versioni i përditësuar i Apple iPhone 7.
Gjëja më interesante nga këto foto është mënyra e vendosjes së dy kamerave, shkruan portali arbresh.info. Sensorët janë ende në krye nga ana e majtë, por janë të vendosur në mënyrë vertikale, ndryshe nga iPhone 7 Plus që i ka në formë horizontale.
Gazeta e lartpërmendur raporton gjithashtu që ekrani do të jetë 5 inç dhe versioni Plus do ketë ekran 5.8 inç.
Vitin e ardhshëm, Apple feston 10 vjetorin e lansimit të iPhone-it të parë, kështu që priten ndryshme të mëdha në telefonat e ri./arbresh.info
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...