Kosova e Bullgaria me marrëveshje për ekonomi

12:30 | 19 Maj 2015
Arbresh.info

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, të cilit i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.

Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo e informoi ambasadorin hungarez për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për mundësitë e investimeve të investitorëve hungarezë në Kosovë. Gjithashtu u diskutuar edhe për marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik në mes Kosovës dhe Hungarisë e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Ministrja Bajrami dhe ambasadori hungarez Markusz u pajtuan që pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të vazhdojnë negociatat edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të huaja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme