Dush të ftohtë në acarin e Beogradit!

07:46 | 27 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Edhe pse dimri është në periudhën e tij më të ftohtë, me mijëra emigrantë sirianë vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit teksa qëndrojnë në kampe të improvizuara, në periferi të kryeqytetit serb të Beogradit.

“Daily Mail” sjell pamje të tmerrshme nga kushtet mjerave, ku po jetojnë emigrantët sirianë në kampet e improvizuara, në pritje për të vazhduar rrugëtimin e tyre për ne Europë.

Një pjesë e emigrantëve sirianë janë vendosur në periferi të Beogradit në një depo të braktisur, e cila po shërben si një vendqëndrim për ta, por kushtet janë të tmerrshme.

Ata detyrohen të ngrohin ujë, duke ndezur zjarr për t’u larë, por shpesh e bëjnë këtë edhe me ujë të ftohtë, për privatësi…as që bëhet fjalë.Disa prej emigrantëve ushqehen nga vullnetarë që vijnë thuajse çdo ditë në këtë kamp.

Rreth 110,000 njerëz kanë kaluar kufirin me Hungarinë që nga marsi, kur autoritetet serbe mbyllën kufirin./tch

1482775740_20 1482775579_1 1482775594_2 1482775619_3 1482775625_4 1482775631_6 1482775640_7 1482775643_8 1482775650_9 1482775657_10 1482775661_555 1482775679_11 1482775684_12 1482775701_15 1482775707_16 1482775714_17 1482775735_19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme