Google ADS

Fisi që jep “jetën” për lopët!

16:02 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Sudani jugor është shteti më i ri i botës. Ai u shpall i pavaruar vetëm pesë vjet më parë. Por që prej atëherë ka lindur një luftë civile që po e shkatërron vendin.
Dy milionë njerëz kanë braktisur banesat dhe më shumë se 20 mijë janë vrarë.

Por mes kësaj lufte gjendet edhe fisi i çuditshëm Mundari. Ata jetojnë në brigjet e Nilit, në veri të kryeqytetit Juba.

Fotografi Tariq Zaidi ka sjellë disa pamje nga jeta e tyre. Të vetmen pasuri që ata kanë janë këto lopë.

Secila prej tyre kushton 500 dollarë duke i bërë asetin më të vlefshëm të fisit Mundari. Jo më kot ata i ruajnë me kallashnikov.

Ata kujdesen aq shumë për to sa i masazhojnë dy herë në ditë që të mos ndjejnë lodhje.Madje lajnë kokën dhe trupin me urinën e tyre, duke e përdorur për mbrojtje të lëkurës nga dielli dhe si antiseptik.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme