Sony “vret” këngëtaren Britney Spears (Foto)

15:37 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Llogaria në Twitter e Sony Music Global duket se është hakuar pas njoftimit për vdekjen e këngëtares së famshme Britney Spears.

“RIP @Britneyspears”, ka shkruar Sony Music Global në rrjetin social me një ’emoji’ anash të një fytyre duke qarë për “vdekjen” e saj, transmeton portali arbresh.info.

“Britney Spears ka vdekur nga një aksident! Ne do iu njoftojmë për lajme të tjera së shpejti”, shkruan në një post tjetër Sony Music Global duke i bashkëngjitur hashtag-un #RIPBritney.

Duket që llogaria, e cila është pjesë e gjigantit Sony, është hakuar nga nga grupi i hakerëve ‘OurMine’, që në të kaluarën kanë pasur qasje edhe në llogaritë e personave të tjerë të famshëm si Mark Zuckerberg dhe Jimmy Wales.

Postet në Twitter tani janë fshirë dhe një zëdhënës i këngëtares ka konfirmuar se ajo është ende gjallë./arbresh.info

Shkrimet e Sony Music Global në Twitter
Shkrimet e Sony Music Global në Twitter

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme