Google ADS

LG G6 debuton në treg së shpejti

15:15 | 26 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Divizioni i telefonave të mençur të kompanisë LG ka përjetuar një vit të tmerrshëm. LG G5, telefoni që supozohej se do të rikthente fuqishëm në treg kompaninë, ishte dështimi i radhës.

Për të ndryshuar gjërat, LG mendon të përshpejtojë hapat duke lansuar sa më shpejtë telefonin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në një raport nga ‘ETNews’, LG dëshiron që G6 të jetë në dyqan një muaj të plotë më herët sesa paraardhësi i tij.

LG G6 supozohet se do të dal në treg në fund të muajit shkurt ose në fillim të muajit mars, ndryshe nga LG G5 që u lansua në muajin shkurt dhe debutoi në treg në fillim të muajit prill.

LG raportohet se është duke u përpjekur për të shfrytëzuar avantazhin e hapësirës së lënë nga rivalët e tij, Samsung dhe Apple./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme