Është arrestuar personi i tretë që thuhet të jetë përgjegjës për hakimin në bankën JPMorgan Chase, që rezultoi në komprometimin e të dhënave të më shumë se 83 milionë konsumatorëve.
32-vjeçari Joshua Samuel Aaron është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar JFK duke iu shmangur ekstradimit dhe azilit në Rusi në mënyrë që të përballet me akuzat, shkruan portali arbresh.info.
Aaron, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Mike Shields’, ishte njëri nga tre personat që raportohet të ketë kryer sulmin masiv në nëntor të vitit 2015.
Aaron, një qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë duke jetuar në Moskë. Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij Gery Shalon dhe Ziv Orenstein, që janë arrestuar të dy nga autoritetet izraelite në korrik të vitit 2015 dhe ekstraduar më pas në SHBA në qershor të vitit 2016, do të përballen me akuza që përfshijnë mashtrimet në siguri, manipulim të tregut, falsifikim të dokumenteve për identifikim dhe shpëlarje parash./arbresh.info
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...