Pas njoftimit që telefoni i ri G4 do të debutohet në mbarë botën brenda javës, LG ka lansuar dy variante të pajisjes me platformë Android 5.0 Lollipop për përdoruesit që dëshirojnë diçka më të madhe apo më të vogël në madhësi.
Me një ekran 5.7 inç, G4 Stylus është dukshëm më i madh se se G4 me 5.5 inç dhe varianti tjetër G4c, që ka ekran më të vogël prej 5 inç.
Të dy pajisjet posedojnë procesor katër-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, si dhe 5 megapiksel kamerë frontale. Këto performanca sigurisht që nuk përputhen me ato që bartë G4, por mund t’i ndihmojnë kompanisë në përfitime tek ndonjë treg.
LG do të njoftojë brenda javës rreth çmimit dhe kohës që këto pajisje do të jenë në dispozicion./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?