Google ADS

Burgoset 39-vjeçari, publikoi këngë në faqe me torrent

14:13 | 25 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Pirateria është një çështje që nuk mund të neglizhohet apo injorohet me asnjë kusht pavarësisht se cila qeveri është duke u përballur me atë.

Qeveritë shpesh kryejnë hetime të përbashkëta për të identifikuar dhe kapur ata që janë përfshirë në piraterinë e këngëve apo videove. Një hetim i tillë i përbashkët është kryer këtë herë ndërmjet njësisë së krimit të policisë dhe PRS-së për muzikë duke rezultuar kështu në arrestimin e një personi në Liverpool.

39-vjeçari Wayne Evans është personi që është arrestuar për shkeljen e të drejtave autoriale për shkak të ngarkimit të 40 këngëve më të mira në Britani të Madhe në uebfaqe të ndryshme me torrent si KickAssTorrents dhe ThePirateBay. Ai është dënuar me burg për 12 muaj.

Bazuar në të detajet e lëshuara nga PRS, i akuzuari ka përdorur pseudonimin ‘OldSkoolScouse’ dhe në mënyrë ilegale kë shpërndarë këngët hit në faqe të famshme në internet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme