Që nga koha kur Edward Snowden pohoi që qeveria e SHBA-së ka vendosur programe fshehurazi në sistemet e mëdha operative, disa nga fuqitë më të mëdha botërore filluan të kërkojnë për zgjedhje të reja.
Ministri rus i komunikimit, Nikolai Nikiforov ka njoftuar së fundmi që qeveria ruse do të krijojë sistemin e tyre operativ për telefona, transmeton arbresh.info. Bazuar në Nikiforov, sistemi i ri për telefona do të zhvillohet në bashkëpunim me Jolla-në, kompania që qëndron prapa sistemit operativ Sailfish. Jolla, e cila është me bazë në Finland, është krijuar nga ish-punonjësit e kompanisë Nokia, por struktura e pronsisë përfshinë gjithashtu edhe Kinën së bashku me Rusinë.
Në një post të bërë në rrjetin social Twitter, Nikiforov ka deklaruar që sistemi i ri operativ për telefona është një lidhje e përbashkët me Finlanden, Kinën, dhe Rusinë. Zyrtari i Rusisë gjithashtu ka zbuluar se pret që edhe Brazili, India, dhe Afrika Jugore të bashkohen në këtë projekt.
Nikiforov nuk zbuloi emrin e sistemit të ri operativ, por ai theksoi që produkti do të jetë i ndarë nga versioni aktual i platformës Sailfish./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?