Google ADS

Si u vendos që Krishtlindja të festohet më 25 dhjetor

12:29 | 25 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Kush gërmon në rënjët e festës së krishterë nuk gjen evangjelistë, në fakt, por një perandor romak shumë pagan, dhe një papë.

Data e 25 dhjetorit, kur Krishtlindja kristiane feston lindjen e Jezusit është tradicionale dhe e dokumentuar në kalendarët e festimeve duke filluar nga shekulli III-IV pas Krishtit.

Perandori ishte Aureliani, i cili duke dashur të bashkonte kulturalisht botën romake, në vitin 274 vendosi me dekret një Zot të përbashkët për të gjithë njerëzit e tij (Sol invictus), duke fiksuar festën (Dies natalis) pak pas solsticit dimëror, atëherë kur ditët rifillonin të zgjateshin.

Kështu të krishterët e gjetën Krishtlindjen e Zotit unik të gatshme. Dhe shumë shpejt e zëvendësuan Diellin me Jezusin. Më pas erdhi Papa, që njihej Giulio I: ndoshta ishte ai që fiksoi zyrtarisht festën në fund të dhjetorit. Kjo ndodh rreth vitit 352, kur kristianizmi ishte i ligjshëm prej vetëm 40 vitesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme