Grupi për të drejtat e kafshëve (PETA) ka publikuar pamje shqetësuese të krokodilëve, të cilëve u rrjepjet lëkura për së gjalli në disa ferma në Vietnam.
Ky xhirim i fshehtë, i bërë në mars dhe prill të vitit 2016, tregon se si kafshët në një fermë vendosen në tavolinë para se t’u prihet koka.
Më pas, një shufër çeliku u futet në shtyllë kurrizore për t’ua shkatërruar indin nervor.
Kjo praktikë aspak njerëzore njihet si “heqja e palcës” dhe ka për qëllim që t’i bëjë kafshët të palëvizshme, por në video shihet se krokodilët vazhdojnë të lëvizin edhe pse lëkura e tyre është e rrjepur.
Sipas PETA-s, lëkurat e tyre më pas dërgohen në fabrika të lëkurës për t’u shndërruar në çanta, këpucë dhe ora.
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...