Dekorojnë bimën e kanabisit si bredh, policia arreston çiftin

00:38 | 25 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Kur policia hyri në një shtëpi në Cheltenham, Angli, zbuluan një pemë të dekoruar për të festuar Kërshëndellat, por nuk doli të jetë ashtu siç dukej.

Gjatë inspektimit, oficerët e policisë nga Gloucestershire Constabulary zbuluan se kjo pemë në fakt ishte bimë e kanabisit, transmeton Koha.net.

Kjo bastisje, policinë e çoi në zbulimin e një ferme të vogël kanabisi komplet me pajisje përcjellëse.

“Nuk është një pemë tradicionale e Kërshëndellave! Dy të arrestuar në Cheltenham me dyshimin e kultivimit të kanabisit”, ishte mbishkrimi i fotografisë të cilën e ka postuar policia në Twitter.

Shtëpia në rrugën “Gloucester Street”, Cheltenham, është bastisur të mërkurën dhe një burrë e një grua janë arrestuar nën dyshimin e kultivimit të kanabisit.

Të dytë janë liruar me kusht deri më 8 shkurt, 2017, kur do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme