Google ADS

Alarm nga bombolat e gazit

09:03 | 19 Maj 2015
Arbresh.info

Vrasja pa paralajmërim po i kanoset qytetarit të Republikës së Kosovës çdo ditë e më shumë. Kjo po vjen nga bombolat e gazit, të cilat po shpërthejnë në ambiente të ndryshme, shtëpi, restorante, lokale afariste etj.

Sipas shifrave, të cilat i ka siguruar gazeta “Zëri”, llogaritet se në Kosovë janë mbi 1 milion bombola gazi e të cilat dyshohen se nuk i plotësojnë kriteret për përdorim.

Këto bombola janë jashtë çdo standardi dhe nuk janë kontrolluar asnjëherë nga ministritë përkatëse, ajo e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë dhe Industrisë.

Gazeta “Zëri” ka siguruar shumë foto dhe detaje ku shihen se mbahen në kushte të papërshtatshme nga tregtuesit bombolat e gazit. Edhe bombolat që janë aktualisht në treg janë jashtë çdo standardi, bëjnë të ditur importuesit e gazit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme