Google ADS

Promovohet në Gjakovë romani i Jusuf Buxhovit, “Dosja B”

17:58 | 24 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Shkrimtari Jusuf Buxhovi ia dhuroi librin më të ri të tij kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me rastin e promovimit të libit në Gjakovë.

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila pasi e përgëzoi autorin për këtë vepër të guximshme, tha se njerëzit si Jusuf Buxhovi sjellin  kënaqësi të veçantë vetëm me prezencën, e sidomos kur është fjala për tematikën e librit që është tejet aktuale dhe e rëndësishme.

Me këtë rast, Ramiz Tafilaj theksoi se romani “Dosja B”, trajton tematikën e kohës së shtet ndërtimit nga aspekti i tragjikes nëpër të cilën kaloi ky proces historik në planin gjeostrategjik dhe gjeopolitik.

Ndërsa autori, Jusuf Buxhovi tregoi se përqendrimi i tij për këtë roman ishte te një proces historik me të cilin Kosova hynë në një fazë të re.

Libri “Dosaja B” ka 411 faqe dhe është i përcjellur me të dhëna e fakte që vet autori i ka nxjerrë nga arkivat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme