Zuckerberk: Facebook është më shumë se një rrjet social

15:02 | 24 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg duket se ka pranuar më në fund se rrjeti social është një kompani mediatike, por “jo një kompani tradicionale mediatike”.

Në një video çat me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë: “Facebook është një lloj i ri platforme. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike. Nuk është një kompani mediatike tradicionale. Ne e dimë se ndërtojmë teknologji dhe ndihem përgjegjës se si ta përdorim. Ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit t’i lexojnë në platformë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarje e lajmeve, dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”.

Ndërsa përdoruesit prej kohësh thonë se Facebook është një kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial, Zuckerberg më herët ka qenë i lëkundur për ta quajtur Facebook një kompani teknologjik.

Shqetësimi mbi influencën e Facebook erdhi pas fokusit tek lajmet e rreme që u shfaqën dhe impaktin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme