Google ADS

Çifti i martuar për 64 vjet, vdesin dorë për dore (Foto)

14:18 | 24 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Dolores Winstead rrinte e heshtur pranë shtratit të bashkëshortit duke i mbajtur dorën gjatë gjithë kohës. Burrit 88 vjeçar kishte filluar të mos i punonte njëra veshkë, dhe nuk kishte ngrënë për ditë të tëra.

Me përkeqësimin e gjendjes së Trent Wistead, dhe para se Dolores të sëmurej pranë tij, 83 vjeçarja kishte folur me të bijën duke i thënë “Nuk e di se çfarë do të bëj pa atë?”, transmeton arbresh.info.

Çifti nga Nashville kishin qenë së bashku për 64 vjet, duke kaluar kështu shërbimin e Trentit në luftën e Koresë, lindjen e dy fëmijëve, tre nipërve, dhe tetë stërnipërve. Për më shumë se gjashtë dekada Trent dhe Dolores kishin qëndruar së bashku.

Trenti kishte vendosur të i kërkonte asaj martesë teksa ajo lante dhembët, sepse kush mundet të thotë “Jo” me brushë në gojë?

Pas pensionimit, ata kaluan ditë të shumta së bashku në shtëpinë e tyre, duke i shikuar lajmet e orës 10 në dhomën e ditës, duke shkuar se bashku çdo të diele në kishë, dhe duke vallëzuar së bashku në dasmat e të tjerëve.

“Ata e kanë dashur njeri tjetrin gjatë ditëve më monotone dhe më ngazëlluese. Ata duheshin çdo ditë e më shumë” tha vajza e tyre pre Washington Post.

Gjatë dy ditëve të fundit në spital me bashkëshortin e saj, Dolores kishte qëndruar e fortë dhe asnjëherë më parë nuk ishte ankuar për ndonjë problem shëndetësor. Por një natë Dolores filloi të kishte kokë dhembje dhe të vjella.

Pas disa minutash ajo kishte përjetuar hemorragji cerebrale dhe ishte shtrirë në spital. Kur i kishin treguar Trentit ai e kishte përjetuar më keq se sëmundjen e vet.

Të nesërmen, spitali për herë të parë në histori kishte pranuar të i bashkonte të dy shtretërit e të dashuruarve teksa të dy e prisnin vdekjen.

“Lutuni që të zgjohet, se pastaj nuk kam se me kë t’i shikoj lajmet e mbrëmjes”, kishte thënë Trent i dëshpëruar.

Nuk zgjati shumë dhe Dolores vdiq. Fëmijët e tyre nuk kishin forcë se si t’i tregonin babait të tyre për humbjen.

“I merrni një arkivol rozë dhe një fustanellë rozë, kjo ishte dëshira e saj” tha plaku zemërthyer.

Pas rreth nëntë orëve Trent hoqi dorë nga jeta.

Vajza e tyre tha “Që të dy vdiqën nga zemra e thyer, ata e dinin se nuk do të mundnin të jetonin pa njeri tjetrin”.

Ata u varrosën së bashku nën tingujt e këngës e cila thoshte: “Ata ndanë gëzimin dhe hidhërimin së bashku. Por mbi të gjitha dashuria mbizotëroi”./arbresh.info

 

d1 d2

d4

d5d3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme