Alarm minjsh në zemër të Parisit, gati 2 për çdo banor

00:08 | 24 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Kanë mbërritur nga Azia dy shekuj më parë, sot eksplorojnë Parisin dhe shtohen gjithnjë e më shumë. Katër milionë përballë 2.3 milionë qytetarëve: një pushtim.

Dhe ata, 4 milionë minj, parapëlqejnë rrugët më ‘chic’ të kryeqytetit francez. Rue de Rivoli për shembull: 3 kilometra rrugë urbane që lidh zona të rëndësishme të Parisit. Gjenden përmes lumit (në rrugën paralele që të çon në Sena), vijon me vendet-simbol, të institucioneve (Komuna, Hotel de Ville), pastaj pranë muzeut të Luvrit dhe shkon deri në parqet e Tuilieres, për të ndaluar më tej në Place de la Concorde. Në këto tre kilometra të mbushura nga turistë dhe në veçanti në rrethinat e  Tour Saint-Jacques, brejtësit i gjen kudo. Dikush ka bërë një përllogaritje, duke konkluduar se për çdo parisien, janë dy minj. Qyteti është pa dyshim në alarm.

Krahasimet janë të shumta ndër vite dhe në shekuj, por ka nga ata që kujtojnë se që në kohët e  Misérables të Victor Hugo-it, minjtë ishin aq të mëdhenj sa mund të hanin edhe macet. Banorët janë të shqetësuar, aq sa kanë filluar të vënë duart në kokë: “Një natë pashë rreth 200 minj që kaluan para syve tanë, ishin mbledhur në parkun e Torre-s. Nuk janë agresivë, por janë shumë, është më shumë një problem higjiene”, – thotë njëri prej tyre.

As Place des Vosges, sheshi luksoz ku ndodhet shtëpia e Victor Hugo-it nuk i ka shpëtua mësymjes. Marais, lagjia “e mirë” e Parisit, qendër e komunitetit hebraik, plot me restorante, dyqane luksoze dhe lokale “gay”, përball së bashku me pjesën tjetër të qytetit “krizën më të rëndë të minjve në harkun e dekadave të fundit”, – shkruan gazeta amerikane, “New York Times”.

Po, sepse pasqyrimi i situatës së minjve parisienë publikohet më shumë nga shtypi i huaj, duke u kthyer në një çështje gjeopolitike. Jo rastësisht edhe Brukseli është përfshirë. Fakti është që brejtësit shumëfishohen me shpejtësi të madhe. Gazeta “Le Parisien” paralajmëron lexuesit e saj: “Në dy vjet, e shikoni?. Një çift minjsh shndërrohet në një turmë me më shumë se 46 mijë të tillë”.

Administrata e kryebashkiakut Hidalgo është përpjekur të sigurojë qytetarët duke theksuar se “problemi nuk është më keq se në të shkuarën, vetëm se tani minjtë janë në zonat turistike dhe kjo gjë i ka shpëtuar vëmendjes së shtypit lokal”.

Ekspertët shprehen: “Në kryeqytete si Parisi, janë mesatarisht 1.75 minj për banorë. Kur shifra rritet, është për t’u shqetësuar”, – thotë studiuesi Pierre Falgayrac, i pyetur nga “Le Monde”.

Kështu, Parisi kërkon lirinë (nga minjtë). Po, por nëse minjtë janë kaq shumë dhe shtohen me shpejtësi, Parisi si ka ndër mend t’i ndalojë? Përkundrazi, merret me Brukselin.
Standardet evropiane në fakt kërkojnë masa të caktuara për të përdorur përhapjen e një ilaçi për minj: spërkatja e vrasësit të minjve në parqe ku mund të jenë edhe kafshë të tjera dhe familje me fëmijë, nuk është gjëja më e sigurt, thotë Bashkimi Europian.

Në 3-mujorin e parë të vitit 2017, duhet të realizohet një plan ‘ad hoc’, i ideuar këtë verë. “Po, por jemi me vonesë, plani është akoma i paqartë dhe duhet kuptuar akoma se çfarë fondesh dhe mjetesh duhen përdorur”, – është shqetësimi i mediave franceze. Çështja është historike, por po bëhet alarmante./gsh/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme