Google ADS

Kosovës i mungojnë 3000 artefakte të plaçkitura nga Serbia

19:37 | 18 Maj 2015
M. A.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Kosovës ende i mungojnë 3000 artefakte të plaçkitura gjatë luftës nga Serbia.

Ndonëse besohet që toka e saj mbanë thesare të çmuara arkeologjike, Kosova ende nuk ka infrastrukturën dhe resurset e nevojshme humane për ruajtjen dhe ekspozimin e tyre.

Përtej aktiviteteve të organizuara, Dita Ndërkombëtare e Muzeve e ka gjetur Muzeun e Kosovës duke u rinovuar, ndërsa parkun arkeologjik të mbyllur fare.

Drejtori i këtij muzeu, Skender Boshtrakaj, ka deklaruar se muzeve të vendit u mungojnë specialistë për konservim e mirëmbajtje.

Në mungesë të profesionalizmit dhe të sigurisë, Kosova ka humbur ndër vite shumë materiale arkeologjike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme