Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, të cilit i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.
Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo e informoi ambasadorin hungarez për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për mundësitë e investimeve të investitorëve hungarezë në Kosovë. Gjithashtu u diskutuar edhe për marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik në mes Kosovës dhe Hungarisë e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.
Ministrja Bajrami dhe ambasadori hungarez Markusz u pajtuan që pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje të vazhdojnë negociatat edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të huaja./arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent