Google ADS

Momenti kur cigarja elektrike i shpërthen një njeriu në xhep (Video)

15:23 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Një kamerë sigurie tek një qendër tregtare në Leeds të Anglisë ka regjistruar momentin kur bateria e një cigare elektrike shpërthen në xhepin e një personi që ishte duke ecur në një dyqan.

Personi, i cili ka shpëtuar me lëndime të lehta, kishte në xhep cigaren e tij elektrike me disa bateri litiumi, shkruan portali arbresh.info.

Sipas autoriteteve vendase, qarku i shkurtër u shkaktua kur njëra nga bateritë kishte kontakt me diçka të metaltë në xhepin e tij, si çelësat.

Po ashtu, ka mundësi që të dy bateritë të kenë shkaktuar qark të shkurtër kur janë prekur njëra me tjetrën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme