Harrojeni zyrën e punës! Ky është vendi më i zakonshëm për t’ju tradhtuar partneri

14:35 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Vendi se ku shumica e aferave fillojnë është zbuluar dhe përgjigjja mund t’ju befasojë.

Hetuesi privat australian, Lke Athens, ka shpenzuar 20 vjet duke i gjurmuar partnerët tradhtarë dhe thotë se tani interneti është vendi më i mirë për tradhtarët, transmeton Telegrafi.

Luke ka treguar se njerëzit më nuk po kërkojnë afera në kafene ose në vend të punës – por në Facebook.

Sipas tij dhe përvojave të veta, Facebook është vendi ku thuajse gjysma e aferave kanë filluar.

“Facebook është një rrjet social i njëanshëm. Ky rrjet social e shfaq vetëm anën e mirë. Njerëzit i postojnë vetëm gjërat e mira të jetës së tyre, dhe kjo do të thotë se Facebook është shtrembërim i një personi apo jetës së tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme