Thonë se policia janë për shërbim dhe mbrojtje, por një polic nga Wisconsini tejkaloi detyrën e tij për t’i ndihmuar një studenti për t’u rregulluar.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale oficeri Martin Folczyk ndalon një student për tejkalim shpejtësie, ndërsa përfundon duke ia rregulluar kravatën, shkruan portali arbresh.info.
“Duhet të lidh kravatën”, sqaron studenti oficerin kur i tregon se pse po shkonte aq shpejtë.
“Kam një prezantim dhe mendoja se miku im është në shtëpi, jam duke u vonuar”, thotë ai.
Më pas oficeri e pyet se ku e ka kravatën.
Student nxjerr kravatën ngjyrë vjollce nga çanta dhe oficeri fillon t’ia rregullojë.
Që nga postimi për herë të parë video është shikuar më shumë se 300.000 herë në më pak se 24 orë./Arbresh.info
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme