Të paktën 9 militantë të grupit terrorist, i cili është dega më e madhe e Al-Kaedës në Siri, mbetën të vdekur pas një sulmi ajror të kryer gjatë ditës së diel, ka bërë të ditur Observatori sirian për të drejtat e Njeriut, ku sipas të cilit 4 prej viktimave ishin luftëtarë të huaj. Kombësitë e viktimave nuk janë bërë të ditur.
Sulmi ajror është kryer pranë kufirit me Turqinë, në provincën e Idlibit, ku javën e kaluar u vranë të paktën 13 prej figurave kryesore të grupit, mes të cilëve edhe komandanti i ushtrisë.
Udhëheqësi i një prej grupeve rebelë në Siri ka thënë se sulmet e fundit nuk janë kryer nga forcat e Asad, por nga ato të koalicionit kundër ISIS.
Megjithatë gjatë javës së kaluar, një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, deklaroi se avionët ushtarakë të tyre nuk ishin përfshirë në luftime, ndërsa për sulmet e fundit ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë konkrete./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?