Ashtu siç pritej, LG ka prezantuar një rang të telefonave të ri të mençur, katër që i përkasin serisë K (K3, K4, K8, dhe K10) dhe një Stylus 3. Të gjitha këto pajisje të reja do të shfaqen në eventin e ardhshëm CES 2017.
Telefoni K10, që është më i miri i serisë K, ka procesor Mediatek MT6750 SoC, ekran 5.3 inç HD, 2GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, shkruan portali arbresh.info. Sa i përket kamerës, pajisja posedon kamerë prapa 13 megapiksel dhe kamerë frontale 5 megapiksel.
Ndryshe nga seria K e rangut mesatar, telefoni Stylus 3 është i pajisur me procesor tetë bërthamor Mediatek MT6750, ekran 5.7 inç, 3GB RAM dhe 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Telefoni ka kamerë 13MP/16MP, bateri 3,200 mAh dhe platformë Android 7.0.
Ashtu siç kuptohet edhe nga emri, kjo pajisje vjen edhe me laps./arbresh.info
Sigal Prishtina ia humb shkëlqimin Yllit, e mposht me 19 pik...
Shyhrete Behluli organizon koncert për 50 vjetorin e karrier...
Nesër fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustaf...
Për dy vite 251 ushtarë janë dorëhequr nga FSK-ja, Ministria...
E bukur si në përralla, Alba Vukaj shkëlqen në imazhet e fun...
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të par...