Karakteristikat që i bëjnë shqiptarët të dallueshëm nëpër botë, sipas amerikanëve

07:28 | 22 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Website-i i famshëm amerikan “Buzz Feed” ka publikuar një artikull në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, nën titullin “E dini që jeni shqiptar kur…”
Një formë ironie dhe humori kjo, për të dhënë përshtypjen se cilat janë karakteristikat më tipike të shqiptarëve

1-Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
2-Lini bakshish edhe në supermarket
3-Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)
4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
5-Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
7-Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtas atyre për 20 minuta
8-Përdorni raki për çdo gjë
9-Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë
10-Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
11-Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
12-Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarket
13-Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
14-Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
15-Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava
16-Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
17-Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
18-Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
22-Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
23-Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
24-Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
26-Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
27-Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj cellular
28-Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
29-Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
30- Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
31-Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
32-Babai juaj gjithmonë tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
33-Jeni futur në telashe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
35- Keni ose një Mercedes të zi ose një BMË përpara shtëpisë tuaj
36-Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 metër trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
37-Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt
38-Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturina
39-Babai juaj ka therur derr apo qengj
40-Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur
41-Bëheni shumë shpejt me nerva

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme