Nënshkruhet PSO-ja për funksionimin e grupit në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit

16:16 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të PSO-së, për Grupin për Caktimin dhe Koordinim të Detyrave nga Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit. Valdet Hoxha.

Qëllimi i kësaj PSO është caktimi i detyrave dhe përgjegjësive për Grupin për caktim dhe Koordinim të Detyrave në tri nivele: nivelin taktik(lokal), qendror dhe strategjik.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, duke i falënderuar udhëheqësit e autoriteteve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, për punën profesionale të treguar deri në tash, vlerësoi se koncepti i menaxhimit të integruar të kufirit tashmë është dëshmuar si koncept i vlerave evropiane dhe si i tillë duhet të vazhdojë ndërtimi i tij.

Kjo PSO do të rregulloj mënyrën e shkëmbimit të informacionit nga niveli lokal në nivelin qendror, përmbushjen e rekomandimeve për Drejtoritë Rajonale të tri autoriteteve, të dala nga raporti mujor i Njësisë së Përbashkët për analizë, inteligjencë, vlerësimin e kërcënimeve dhe rrezikut.

Gjithashtu me këtë rregullohet niveli i pjesëmarrjes në takimet e GCKD ku shqyrtohen raportet dhe informatat inteligjente si dhe përgatitja e planeve operative për zbatim të autoriteteve të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme