Google ADS

Ford kërkon tërheqjen e 8 mijë veturave

15:57 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Ford Motor Co ka kërkuar sot (e mërkurë) dy tërheqje të përafërsisht 9.400 vetura në Amerikën Veriore.

Krijuesi i makinave është duke kërkuar tërheqjen e mbi 8.000 kamionëve të njohur si ‘Super Duty’ që nuk përmbajnë rrip përforcues te rezervuari për karburant, shkruan portali arbresh.info. Ford pohon se nuk është ende në dijeni rreth ndonjë problemi me zjarr, aksident apo lëndime të tjera në lidhje me këtë problem.

Në kamionin ‘Super Duty’ mungesa e rripit përforcues mund të bëjë që rezervuari për karburant të shkëputet apo të lëvizë nga pozita e tij, gjë që mund të rezultojë në rrjedhje të karburantit apo edhe në zjarr.

Po ashtu, edhe kërkesa e dytë për tërheqje të veturave ka të bëjë me rrezikun për shpërthim të veturës në zjarr.  Rreth 1.157 vetura me këtë problem janë në SHBA, ndërsa 126 në Kanada./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme