Google ADS

Hakohet llogaria në Twitter e Netflix-it

15:20 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Grupi i hakerëve OurMine, i njohur për sulmet ndaj llogarive në rrjete sociale, vazhdon me ritmin e tij.

Këtë herë, viktimë është llogaria e Netflix-it në rrjetin social Twitter, që në orët e kaluara ka përmendur disa herë grupin e hakerëve OurMine, shkruan portali arbresh.info.

Njëra nga postimet e OurMine shkruan “Duke testuar sigurinë tuaj”, ndërsa në postimet e tjera janë reklamuar shërbimet e tyre për siguri.

Grupi i hakerëve ka hakuar rrjetet sociale të personave me profil të lartë si Mark Zuckerberg-un e Facebook-ut, Jack Dorseyn e Twitter-it, Sundar Pichain e gjigantit Google dhe krijuesin e Wikipedias – Jimmy Wales./arbresh.info

https-%2f%2fblueprint-api-production-s3-amazonaws-com%2fuploads%2fcard%2fimage%2f325425%2fff6b255f-ce92-4e36-8a07-a54421314fcc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme