Google ADS

Zharku e cilësoi vitin 2016 si të suksesshëm për filmat kosovarë

13:44 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh.info

 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka organizuar një koktej ku ka prezentantohen aktivitetet dhe sukseset që e kanë përcjell industrinë e filmit kosovar në vitin 2016.

Me këtë rast  Drejtori Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, tha se viti 2016 ka qenë shumë i ngarkuar për QKK-në, transmeton Arbresh.info, mirëpo ajo që ka arritur të marrë komplet vëmendjen ka qenë padyshim suksesi i filmit “Shok”, i cili ndihmoi që Kosova dhe kinematografia jonë të shihet me një sy tjetër në botë.

Zharku tha se deri më tani kanë mbështetur 6 projekte, janë xhiruar 18 filma dhe 11 janë shfaqur premierë në vendin tonë.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Kulturës që ka ndarë buxhet për edukimin e studentëve jashtë vendit, duke rikujtuar premtimin e qeverisë për ndarjen e 1 milionë eurove për Qendrën Kinematografike të Kosovës./Arbresh,info

15631500_10211752009858277_1367057041_o

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme