Lenovo sapo ka lansuar telefonin e mençur S60, një pajisje e rangut mesatar që ka si objektiv tregun indian. Kompania ka kërkuar të ndërtojë një pozitë në Indi duke shfrytëzuar reputacionin e saj me çmime konkurruese.
Lenovo S60 ka një ekran 5 inç 720p, procesor katër-bërthamor 1.2GHz Snapdragon, 2GB RAM, 13 megapiksel kamerë prapa, 5 megapiksel kamerë frontale dhe 2.150 mAh bateri. Ky pajisje vjen gjithashtu me 8GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, 32GB microSD, dy hapësira për SIM kartela dhe platformë Android 4.4.4.
Nëse këto performanca iu kanë pëlqyer, Lenovo S60 është në dispozicion për porosi nga uebfaqja zyrtare e kompanisë si dhe në Amazon India./arbresh.info
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...