Shkruan: Ridvan Pacolli
Politika jonë shpesh herë asht dëshmi e përplasjes së vazhdueshme të pushtetit politik dhe atij strategjik. Liderët e të gjitha krahëve politike janë munduar të gjejnë zgjidhje konsekuente, në shërbim të qytetarëve dhe integrimit euroatlantik. Në këtë përplasje shumica e tyre kanë pasur si qëllim kryesor zgjerimin e pushtetit dhe jetëgjatësinë e tij.
Lider politik si Behgjet Pacolli, ndoshta jo me një të shkuar të ndritur ushtarake, por me një të shkuar të ndritur ekonomike ka vendosur gurin e themelit në pavarësinë dhe procesin demokratik të Kosovës.
Nga lobimet si zv.Kryeministër dhe president në kontinente të largëta, tek zgjidhjet e halleve të përditshme dhe nevojave të popullsisë, Behgjeti nuk ka mundësi të dështojë se emri i tij qëndron krenar përkrah liderëve aktual të cilët me armën nën krah luftuan për liri, dhe më lart për sa i përket platformës ekonomike dhe politike që ai kërkon të transmetojë me partinë e tij. Njerëzit e lodhur nga nacionalizmi, demagogjia dhe mashtrimi kanë nevojë për një model të ri ekonomik, model i cili në fizionominë politike të Pacollit gjen mishërim.
Si një njëri i biznesit dhe model suksesi, Behgjeti kupton më së miri nevojat e komunitetit, shtetit, politikës dhe rinisë. Konsensualiteti është gjithmonë i pranishëm në politikë, dhe Pacolli e njeh mjaft mirë këtë pjesë. Si një njëri i kompromisit politik, në raport me liderët e tjerë politik, ai kompromisin e ka me qytetarët, kompromis i cili mund të sjell rritje të votëbesimit, hapje të vendeve të reja të punës dhe demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Partia e tij politike qëndron e re, ashtu siç Kosova është e re në rrugën e demokratizimit, një “fëmijë “përballë peshqve të tjerë në Ballkan, por me eksperiencën shumëvjeçare në ndërtimin ekonomik, beson fort se mund të realizohet një ndërtim i qëndrueshëm politik. Secila forcë politike në vend përfaqëson një program, një elektorat dhe një pozicion politik, opozita mundohet të hedh gurë aty ku nuk ka godina, dhe thyej xhama ku nuk ka dritare. Ndërsa pozita nga ana e saj ka kuorumin e nevojshëm politik dhe lider të fuqishëm historik, por përsëri gjendet e ekspozuar kah kriza, destabilizimi, korrupsioni dhe paqartësitë politike. Disa liderë të saj kanë bëre detyrën, ndërsa të tjerët kanë shoqëruar pushtetin.
Secili individ, qytetar, politikan dhe shtetar duhet të kuptoj atë çka Behgjet Pacolli arriti të ndërtoj për botën, mund ta bëj dhe për vendin e tij Kosovën, të cilës i kushton jetën dhe dashurinë, i kushton, angazhimet e tij politike për të jetuar në demokraci dhe mirëqenie. Politika duket në periudha krizash dhe politikanët në kohë të vështira, tashmë është koha që Behgjet Pacolli, njeriu i madh i ekonomisë dhe biznesit të vlerësohet siç e meriton nga shteti që kontribuon. Meritat historike të Hashim Thaçit dhe përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për liri dhe shtet ndërtim ku jetojmë sot, nuk mund të kuptohen pa rëndësinë e figurës dhe peshës politike të Behgjet Pacollit, si një nga figurat kryesore që Kosova ka pasur dhe ka nevojë për tu zhvilluar.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtimi sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...