Një unazë e periudhës së mesjetës është gjetur nga një gjurmues amator thesaresh në zemër të pyllit të Robin Hoods Sherwood , e cila mund të kapë një vlerë prej 70 mijë paundësh.
Mark Thompson kishte shkuar në zonën e famshme pyjore të Nottinghamshire për të kërkuar thesare.
Pas 20 minutash detektori metalik dhe sinjalin. 34-vjeçari, të cilin e ka nisur këtë hobi rreth 18 muaj më parë, ishte duke pritur që të gjente diçka të parrezikshme, ndoshta disa para të hedhura apo mbeturina të lëna nga pushuesit.
Por kur ai nisi të gërmonte me lopatë pa një njollë të ndritshme prej ari dhe pas heqjes së baltës, zbuloi një copë bizhuterie që ishte zbukuruar me një gur safir.
Thompson e raportoi zbulimin dhe tani është duke kaluar në procesin e gjuetisë së thesareve, duke shpresuar se ajo do t’i përkasë atij. Ai është konsultuar me ekspertë ankandesh të cilët i kanë sugjeruar se ajo mund të kushtojë nga 20 mijë-70 mijë paund./gsh/Arbresh.info
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...