Google ADS

Po vjen telefoni i mençur më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë (VIDEO)

19:15 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Kompania Turing Robotics Industries njoftoi detajet për telefonin e mençur, Turing Monolith Chaconne smartphone, i cili me karakteristikat e tij të jetë një dragua i vërtetë në mesin e paisjeve mobile.
Telefoni do të ketë një madhësi të ekranit prej 6.4 inç i cili do të sigurojë cilësi të imazhit 4K. Ai do të ketë tri memorie pune me nga 6 GB, që do të thotë se do të ketë një total deri në 18 GB RAM.

Do të ketë tre procesorë Snapdragon 830 dhe një hapësirë të brendshme të memorjes prej tri herë nga 256 GB, dhe që do të plotësohet me një kapacitet shtesë prej 512 GB me anë të kartave memorike Micro SD.

Kamera primare (Quad Rear Camera) do të jetë me 60 mega piksel, IMAX 6K, me tri lenta. Kamera sekondare (Dual Front Facing Camera) me 20 mega piksel.

Është spekuluar se ky telefon do të paraqitet në treg në vitin 2018, por ka shumë skeptikë që dyshojnë se kompania Turing Robotics Industries do ta plasojë në treg për shitje të lirë këtë përbindësh prej telefoni.

https://www.youtube.com/watch?v=6ZKH-q7VmQs

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme