Vrasja e ambasadorit rus në Turqi nuk është akt terrorist, por ndëshkim për krimet e luftës të kryera nga Vladimir Putin

17:49 | 20 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Imazhi i një vrasësi që qëndron mbi trupin e vdekur të ambasadorit rus Andrei Karlov është shokuese, por nuk është e habitshme.

Si njeri i Vladimir Putinit në Turqi, Karlov ishte fytyra publike e krimeve të luftës të diktatorit vrasës në botë dhe në shtëpinë e tij. Anderi Karloc është mishërim i njeriut të politikave që ra dakord për të vrarë foshnja, që ka dërguar aeroplanë luftarakë për të shkrumbuar edhe më shumë një qytet të shkatërruar, për t’i ndihmuar të presidentit të çmendur sirian Bashar al-Assad në fushatën e tij.

Kështuqë, unë nuk jam duke derdhur asnjë lot për Andrei Karlov. Sinqerisht, jam i befasuar se si ai nuk vra kohë më parë. Në fund të fundit, kjo ishte sikur një thënie e një historie të publikuar në ËP me 9 tetor: “Duket sikur nuk ka asnjë mënyrë për komunitetin ndërkombëtar për të ndaluar krimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e saj rusë në Aleppo”.

Pas vdekjes së Karlov, nuk mund të mos e kujtosh rastin e Ernst vom Rath, ambasadori nazist në Francë, i cili u vra brenda konsullatës së tij nga një student hebre në vitin 1938.

j149819312

Sikurse Karlov, edhe Rath ishte fytyra publike e mizorisë, në këtë rast i genocidit të kryer nga Adolf Hitler.

Politikanët e asaj kohe ishin ‘të mbushur’ ndërsa Hitleri digjte Evropën, kështuqë u desht të shfaqej Herschel Grynszpan dhe të ngrihej për liri dhe të sjellë një deklaratë të fuqishme se e keqja duhet të luftohet ose në një sallë konferencash ose në një fushë beteje.

Por a ishte Rath një viktimë e pafajshme? Sigurisht që jo. Ai jo vetëm që nuk e kishte mbrojtur shtypjen e hebrenjëve  nga Hitleri si “të nevojshme” për Gjermania të lulëzojë, por ai qëndroi duarkqyr përderisa Hitleri gllabëronte Evropën. Rath mund të kishte qëndruar deri në udhëheqjen naziste, por ai nuk e bëri.

Një situatë e tillë na sjell të Andrei Karlov.

turkey-russia-diplomacy

Puna e Karlovit në Turqi ishtë të lehtësonte tensionet mbi mizoritë e Rusisë në Siri dhe inkursionet e tij brenda vetë Turqisë – që do të thotë se puna e tij ishte mundësimi dhe normalizimi i situatës së krijuar nga Putini.

Duke e patur parasysh se roli i tij nuk ishte thjesht i një diplomati, por i një ushtari, vdekja e tij është e njejtë. S’ka rëndësi nëse u kry në një fushëbetejë në Aleppo apo në një galeri arti në Ankara.

Vrasësi i tij ishte një ushtar, nuk ishte terrorist. Terroristët vrasin njerëz të pafajshëm në tregjet e Krishtlindjeve, ushtarët vrasin ‘shokun’ e tyre ushtar.

Shkruar nga Gersh Kuntman
Përktheu: Arbresh.info 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme