Kompania kineze e telefonave të mençur, Huawei është në negociata për të blerë kompaninë izraelite HexaTier, teknologjia e së cilës siguron databazat në shërbimet ‘Cloud’.
Huawei do të shfrytëzojë kompaninë HexaTier për të krijuar një qendër hulumtuese në Izrael për databazat, shkruan portali arbresh.info. Negociatat kanë nisur pas një vizite të drejtorit ekzekutiv të Huaweit, Ren Zhengfei, në Izrael disa javë më parë.
Zyrtarët e HexaTier-it, që ka 40 punëtorë, dhe Huaweit kanë mohuar të komentojnë rreth kësaj çështje.
Edhe pse fokusi i saj vitin e kaluar ka qenë në sigurimin e informatave në databazat te shërbimet ‘Cloud’, HexaTier mbron gjithashtu databazat lokale./arbresh.info
Sigal Prishtina ia humb shkëlqimin Yllit, e mposht me 19 pik...
Shyhrete Behluli organizon koncert për 50 vjetorin e karrier...
Nesër fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustaf...
Për dy vite 251 ushtarë janë dorëhequr nga FSK-ja, Ministria...
E bukur si në përralla, Alba Vukaj shkëlqen në imazhet e fun...
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të par...