Nata e parë e edicionit të katërmbëdhjetë e festivalit “Re Musica” nisi me korin japonez të vajzave “Kansai Koyuaki” të cilat ishin të veshura me të zeza dhe drejtoheshin nga dirigjenti Keishi Ito i cili i drejton ato në pjesën e parë të koncertit, që përthekohet me gjashtë këngë.
Secila nga këto këngë ka një histori prapa vetes dhe përcjell një ngjarje interesante. Kësisoj është edhe “Sakai Sumiyoshi ltoma no Taiko” që bazohet në ninullën me vargje të trishta dhe mizore. E kënga e fundit është ndryshe nga kjo. “Ebesuke Son Son” bazohet në këngë loje për fëmijët që kërcejnë në një këmbë. Është mjaft ritmike dhe plot energji.
Pas këtyre këngëve kori bën një pauzë 5 minutëshe e pastaj kthehet sërish në sallë, por kësaj radhe i bashkohet kuarteti i harqeve “Sofia Philharmonic” dhe solistët Emi Hishiki soprano dhe Naomi Yabuki në piano. Në skenë ngjitet edhe dirigjenti i njohur Ko Matsushita. Ai drejton korin bashkë me ansamblin e harqeve. Interpretojnë këngën “Stabat Mater”
Në skenë ngjitet edhe dirigjenti i njohur Ko Matsushita, ai drejton korin bashkë me ansamblin e harqeve ku interpretojnë këngën “Stabat Mater” .
Pas këtij prezantimi Matsushita ka folur edhe për veprën e kompozitorit Rudi që e kanë futur në repertor. “E zgjodhëm atë vepër sepse është interesante. Por herën tjetër ndoshta do të ishte mirë që të këndonim një këngë më të ngadalshme sepse ishte e vështirë për ne t’i mësonim të gjitha fjalët dhe t’i këndonim në një temp të shpejtë”, ka shtuar ai.
Matsushtia njihet si një prej dirigjentëve më të mirë koralë. Karrierën prej kompozitori dhe dirigjenti ka arritur që ta zhvillojë edhe në vende të tjera të botës, në vitin 2005 u bë aziatiku i parë të cilit iu dhurua çmimi “Robert Edler Prize for Choral Music” si mirënjohje për arritjet të tij në mbarë botën në dirigjim, kompozim, performim dhe edukim në fushën e muzikës korale.
Prezencën e tij në Prishtinë, drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, e ka konsideruar si nder i veçantë.
“Ne më parë e kemi zbuluar një opus vokal të jashtëzakonshëm të tij dhe me Korin e Filarmonisë i kemi prezantuar veprat e tij”, ka thënë Jashari. Ai thotë se është befasuar nga fakti se japonezët kanë arritur që të këndojnë në shqip, e sidomos një vepër si ajo e Rudit e cila ka një temp të shpejtë.
“Kjo dëshmon se si kultura bashkon kontinente e popujt, nuk kanë barriera. Mund ta imagjinoni sa e largët është Japonia edhe me gjuhë, ndërsa sonte ishin këtu bashkë. Jam i lumtur që ‘ReMusica’ arriti që ta sjellë këtë eveniment për publikun dhe shpresojmë që këto bashkëpunime të vazhdojnë dhe të kuptojmë se kultura me të vërtetë nuk njeh kufij”, ka thënë Jashari.
Kori nga Japonia, është formacioni i parë i madh i cili u prezantua në kuadër të këtij edicioni, i cili këtë vit do të përmblidhet në shtatë koncerte, përgjysmë më pak se sa ishte planifikuar.
Donika Rudi, drejtoreshë artistike e Festivalit, ka thënë se “ReMusica” pavarësisht vështirësive, do të mundohet që gjithmonë të sjellë koncerte kualitative.
“Do të vazhdojmë me këtë festival dhe do të sjellim performanca dhe artistë të mëdhenj”, ka thënë Rudi.
Të dielën në mbrëmje, po ashtu në katedralen “Nënë Tereza” u mbajt koncerti i dytë në kuadër të këtij festivali. Kori amerikan me dirigjent Daniel Abraham shënuan atë që u titullua “Nata amerikane”.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...