Google ADS

Facebook akuzohet nga BE për mashtrim

14:49 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Komisioni Evropian është duke akuzuar rrjetin social Facebook për ofrimin e informatave mashtruese ose jo të sakta në hetimin e kryer nga Komisioni në bashkimin me WhatsApp-in që ndodhi në vitin 2014.

Komisioni shkruan se politikat e përditësuara të privatësisë së Facebook-ut për WhatsApp kanë lënë të kuptohet që rrjeti social do të jetë në gjendje të përshtat numrat e përdoruesve të WhatsApp-it me detajet e tyre të lidhura me llogarinë në Facebook, diçka që kompania ka thënë në të kaluarën që nuk do të jetë në gjendje që të zbatohet në mënyrë të besueshme.

Prandaj, Komisioni e sheh këtë si një informatë të “pasaktë” ose “mashtruese” dhe ka akuzuar Facebook-un duke i dhënë kohë deri më 31 janar që të jap përgjigje në mbrojtje. Nëse Facebook nuk është në gjendje të bind Komisionin Evropian deri në datën e lartpërmendur, ata do të detyrohen të paguajnë 1% e qarkullimit vjetor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme