Kujdes kur blini këso produktesh

12:41 | 20 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Në disa prej marketeve të mëdha në Kosovë, po shiten produkte të qumështit të cilat janë plotësisht të prishura (mykura). Këto produkte, edhe pse në ambalazhet e tyre tregohet se afatet e skadencës janë në muajin janar, po t’i hapësh del e kundërta, ato shihet shumë mirë se si janë prishur para afateve të vëna në to.

Bilës, afati i skadencës shihet se u del në muajin e parë të vitit të ardhshëm.

KosovaPress ka siguruar disa fotografi të produktit të djathit “Buda”, i prodhuar në Hungari dhe importuar nga kompania kosovare “MCUNIT”, e të cilat produkte shihet që janë të prishura.

Se jeta e konsumatorëve është në rrezik, dhe këto produkte rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e tyre, e thotë edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai për KosovaPress tha se fatkeqësisht në tregun e Kosovës ka produkte të prishura të cilat konsumatorëve po ju shiten pa as një problem. Kaçaniku kërkoi të ndërmerren masa nga institucionet përkatëse për parandalimin e kësaj dukurie që po ndodhë me produktet e djathit.

“Ne kemi alarmuar se ndodhë shumë shpesh të importohen artikuj ushqimor parë afatit të skadencës, ndodhë edhe vetëm me një muaj. Mirëpo, as Dogana, as një mekanizëm i tregut dhe konsumatorit nuk i ndalojnë këto produkte të importuara nga Hungaria dhe gjetiu. Ndodhë që këto produkte të shiten edhe pasi t’ju kalohet afati. Ne kemi kërkuar që këto produkte me agat të shkurt qëndrueshmërie ose me afat para skandencës të mos lejohen të importohen dhe mos të lejohen fare të dalin në treg… Megjithatë, na mbetet neve si qyte tetarë konsumatorë që ti hapim sytë që të kujdesemi dhe mos të blejmë as një produkt në veçanti artikuj ushqimor i cili e ka afatin e skadencës shumë të shkurt”, tha Kaçaniku për KosovaPress.

Kosova, sipas të dhënave statistikore të Doganës, vazhdon të jetë importues i madh i produkteve të qumështit, ngase tregu vendor nuk i plotëson kërkesat edhe pse viteve të fundit është shtuar prodhimtaria në vendin tonë në këtë sektor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme